Lajme

Shkon në 51 numri i viktimave, ndërron jetë në spital 20-vjeçarja nga Tirana

Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 30 November 2019

Bilanci i tërmetit është bërë edhe më tragjik.

Një 20-vjeçare, e cila kishte mbetur e plagosur, ka ndërruar jetë paraditen e së shtunës në spital, duke e çuar në 51 numrin e viktimave nga tërmeti.

Mësohet se 20-vjeçarja nga Tirana është Xhesika Biquku. Ajo ishte në gjendje kome që nga data 26 dhe ishte e pamundur që të transportohej jashtë vendit. Ajo tentoi të dilte nga shtëpia në momentin e tërmetit, ndërsa i ra një tullë në kokë.

Të tjera