Lajme

Shkon në 174 numri i rasteve me koronavirus në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 11:39 | 26 March 2020

Harta e epidemisë së koronavirusit në Shqipëri është zgjeruar me Tropojën, ku një çift bashkëshortësh ka rezultuar pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 28 raste të reja infeksioni nga 103 teste të kryera, duke e çuar në total numrin e të infektuarve në 174.

Deri në këto momente testuar 1144 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 174 qytetarë.

-Advertisement-

Viktima e gjashtë-Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme ndërroi jetë një paciente 71-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e shtruar në spitalin Infektiv, në terapi intensive, në frymëmarrje të drejtuar (respirator). Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçarja me hipertension, e shtruar prej 7 ditësh në spitalin Infektiv, nuk arriti të mbijetojë. 71-vjeçarja është viktima e gjashtë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 73 t ë shtruar dhe prej tyre 3 raste jane ne terapi itensive 2 janë te intubuar. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Tropojë dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, Durrës, Lezhë, Elbasan, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tirane 102 raste

– Durres 10 raste

– Lushnje 4 raste

– Elbasan 5 raste

– Rrogozhine 2 raste

– Fier 18 raste

– Kavaje 4 raste

– Korce 11 raste

– Vlore 5 raste

– Shkoder 3 raste

– Lezhe 4 rast

– Berat 1 rast

– Has 2 raste

– Kruje 1 rast

– Tropoje 2 raste

Nga të prekurit, rezultojnë 4 raste pozitive të moshës pediatrike, kontakte të rasteve pozitive, janë pa shenja klinike dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera