Lajme

Shkon në 146 numri i të vdekurve në Korenë e Jugut, 150 të tjerë të plagosur

Autori: Gazeta inFokus 21:28 | 29 October 2022

Ka shkuar në 146 numri i të vdekurve si pasojë e një përplasje mes turmave të mëdha në “Natën e Shtrigave” në një zonë të kryeqytetit të Koresë së Jugut, Seul, shkruan Gazeta Infokus.

Siç raporton BBC deri më tani numri i të plagosurve nga kjo tragjedi ka shkuar në 150.

“Autoritetet tani besojnë se të paktën 146 njerëz janë vrarë dhe 150 të tjerë janë plagosur“, raporton BBC.

-Advertisement-

Në këtë festë të organizuar në qytet, ishin të mbledhur rreth 100 mijë njerëz.

Viktimat u shtypën nga një turmë e madhe që po shtynte përpara në një rrugë të ngushtë gjatë festimeve të Halloween-it pranë hotelit Hamilton në zonën Itaewon.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera