Lajme

Shkon me armë në shkollë, arrestohet për kanosje

Autori: Gazeta inFokus 09:25 | 26 October 2021

Policia e Kosovës ka arrestuar një të mitur në Pejë, pasi që kishte shkuar në shkollë me armë me gaz dhe ka kanosur një të mitur tjetër, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas Policisë arma pistolete me gaz e kalibrit 9 mm është konfiskuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar -i mitur pasi që i njëjti ne brendi të shkollës ka kanosur viktimën mashkull kosovar -i mitur. Arma pistolete me gaz e kalibrit 9 mm është konfiskuar ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

-Advertisement-

I dyshuari me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera