Lajme

Shkon mbi 830 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në SHBA

Autori: Gazeta inFokus 06:51 | 06 January 2022

Ka shkuar mbi 830 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në SHBA. Sipas universitetit John Hopkins me 2 mijë e 626 vdekjet e fundit, numri total i viktimave ka shkuar në 830 mijë e 375.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 57,09 milionë, me 905.221 raste të reja. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 5,74 milionë raste të konfirmuara dhe 76.634 të vdekur.

Në SHBA deri më tani më shumë se 244 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, mbi 206 milionë dozën e dytë dhe mbi 71 milionë kanë marrë tre doza.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera