Lajme

Shkon mbi 775 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në SHBA

Autori: Gazeta inFokus 06:57 | 26 November 2021

Ka shkuar mbi 775 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në SHBA. Sipas universitetit John Hopkins, me 1 mijë e 533 vdekjet gjatë 24 orëve të fundit numri total i viktimave shkoi në 755 mijë e 397.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në rreth 48,1 milionë, me 107.838 raste të reja. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 5,05 milionë raste të konfirmuara dhe 74.093 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 231 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19, mbi 196 milionë dozën e dytë dhe mbi 37 milionë kanë marrë tri doza.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera