Lajme

Shkon mbi 759 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në SHBA

Autori: Gazeta inFokus 07:16 | 12 November 2021

Ka shkuar mbi 759 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas universitetit John Hopkins gjatë 24 orëve të fundit u rregjistruan 1 mijë e 645 humbje jete duke e çuar në 759 mijë e 62 numrin total të viktimave.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 46,79 milionë, me 95.908 raste të reja. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 4,98 milionë raste të konfirmuara dhe 72.857 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 224,6 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19, mbi 194,3 milionë dozën e dytë dhe mbi 26 milionë kanë marrë tri doza.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera