Lajme

Shkon mbi 687 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në SHBA

Autori: Gazeta inFokus 07:05 | 28 September 2021

Ka shkuar mbi 687 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas universitetit John Hopkins, me 646 vdekjet gjatë 24 orëve të fundit, numri total i viktimave nga Covid-19 shkoi në 687 mijë e 752.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 42,94 milionë. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 4,67 milionë raste të konfirmuara dhe 68.585 të vdekur.

Qendra amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka njoftuar se 77 për qind e popullatës së rritur në SHBA ka marrë të paktën një dozë të vaksinës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera