Lajme

Shkon mbi 575 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në SHBA

Autori: Gazeta inFokus 06:44 | 11 November 2021

Ka shkuar mbi 757 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas universitetit Johns Hopkins me 1 mijë e 693 viktimat gjatë 24 orëve të fundit numri total i personave që kanë humbur jetën nga Covid-19 shkoi në 575 mijë e 417.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 46,69 milionë, me 81.982 raste të reja. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 4,98 milionë raste të konfirmuara dhe 72,699 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 224,2 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19, mbi 194 milionë dozën e dytë dhe mbi 24 milionë kanë marrë tri doza.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera