Lajme

Shkollat në Ferizaj më pastrat dhe me mbrojtjen më të mirë anti-covid

Autori: Gazeta inFokus 17:52 | 14 October 2021

Shkollat në Ferizaj, ndër më të mirat në vend sa i përket pastërtisë dhe masave mbrojtëse anti-covid.

Se Komuna e Ferizajt ka investuar vazhdueshëm në ngritjen e nivelit të higjienës dhe renovimin e nyjeve të ndryshme shkollore, këtë e dëshmojnë edhe raportet monitoruese nga Inspektorati Sanitar i Kosovës.

Shembull konkret, është Gjimnazi “Kuvendi i Arbërit” që sot u vizituan nga inspektorët e Inspektoratit Sanitar të Kosovës në kuadër të Agjencisë Qeveritare të Ushqimit dhe Veterinës.

Nga inspektimi i kryer, del se kjo shkollë plotëson të gjitha masat anti-covid, duke pasur mjaftueshëm materiale higjienike, shampo, dezinfektues dhe të tjera masa të përcaktuara me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Vargut të këtyre shkollave i bashkohen edhe shkollat tjera të Ferizajt, të cilat në baza të rregullta inspektohen nga Inspektorati i nivelit qendror, duke rezultuar me përmbushjen e kushteve higjieno-sanitare.

Të tjera