Lajme

Shkollat e muzikës pa shfaqje koncertale, shkak pandemia

Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 28 September 2021

Situata e shkaktuar si pasojë e virusit korona ka dëmtuar në aspektin artistik nxënësit e shkollave të muzikës në Kosovë.

Drejtori i shkollës së muzikës “Mjellma”, Blerim Emerllahu në një prononcim për Gazetën Infokus deklaroi se kjo situatë ka ndikuar për të keq tek nxënësit.

“Pandemia ka ndikuar shumë në procesin shkollor. Ne si shkollë artistike kemi pasë mungesë të paraqitjeve koncertale, ku kjo është shtysë e madhe për nxënësit. Ne tani po punojmë që të rikuperojmë kohën që kemi humbur gjatë kësaj periudhe”, tha Emerllahu.

-Advertisement-

I pyetur për vështirësitë që janë përballur gjatë kësaj kohe, ai tha që mësimi digjital nuk ka pasur të njëjtën vlerë sikurse ai fizik.

“Vështirësi ka qenë mbajta e mësimit online. Tek ne si shkollë muzike nuk ka efekt mësimi online, sepse ne luajmë me instrumente dhe tingulli i instrumenteve nuk merret origjinal nga pajisjet që i kemi në familje, kështu që normalisht kemi pas vështirësi të mëdha”, tha drejtori.

Ndërsa sa i përket numrit të nxënësve të interesuar, ai tha që ka pasur ulje gjatë kësaj periudhe./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera