Shkolla “Lidhja e Prizrenit’’ në Deçan e filloi mësimin zyrtarisht sot
Autori: Gazeta inFokus
13:03 | 26 September 2022
Shkolla e mesme e ulët në Deçan ‘’Lidhja e Prizrenit’’ ka vendosur ti bashkëngjitet shkollave të qyteteve tjera që janë duke e zhvilluar procesin mësimor.
Kjo shkollë njoftoi zyrtarisht se prej sot do të nis procesin mësimor ku njoftimin e bëri të ditur drejtori kësaj shkolle, Qazim Maloku, shkruan Gazeta Infokus.
Ai përmes një postimi në ‘’Facebook’’, tha se pas diskutimit mes mësimdhënësve të kësaj shkolle dhe pas analizës së bërë u mor vendimi që mësimi të filloj.
‘’Njoftohen nxënësit dhe prindërit që pas një analize dhe diskutimi të mbajtur të premten me mësimdhënësit e shkollës sonë me 23.9.2022 u vendos që mësimi të fillojë të hënën me 26.09.2022!. Ne, njëzëri u dakorduam që grevën ta përkrahim me protestë në rrugë para hyrjes së shkollës nga mësimdhënësit e të dy ndërrimeve, duke filluar në 12:15 deri në 12:45 çdo ditë pune deri në realizimin e kërkesave tona të parashtruara nga SBASHK-u! Organet e policisë në Deçan janë të njoftuar me protestën dhe kohën e mbajtjes. Me respekt drejtori i shkollës !’’, ka bërë të ditur Maloku përmes postimit të tij në “Facebook”.
Duke kujtuar se jemi në javën e fundit të shtatorit dhe greva e nisur më 25.08.2022 nga Sindikatat e Bashkuara të Arsimit ende është duke vazhduar.
Numri i shkollave që thyen grevën është mjaft i vogël ku deri më tani vetëm 11 shkolla po e zhvillojnë procesin mësimor, 7 prej të cilave janë në Gjakovë.
LEXO: Sa shkolla kanë bojkotuar grevën në arsim?
Ndërkaq gjatë këtyre javëve të grevës janë zhvilluar tre takime mes udhëheqësve të shtetit dhe sindikalistëve.
Takimi i parë ishte zhvilluar mes Presidentes Vjosa Osmani dhe kreut të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli.
Ndërsa takimi i dytë ishte në mes të kryeministrit Albin Kurtit dhe kryetarit të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj.
E takimin e tretë e kishte thirrur kryesindikalistja e Arsimit në Evropë Susan Flocken, e cila vizitoi Kosovën me qëllim ndërmjetësimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kreut të SBASHK-ut, Rrahman Jasharajt.
Por që në asnjë nga këto takime nuk u arrit ndonjë rezultat pasi që SBASHK-u nuk hoqi dorë nga kërkesat e tyre, ndërsa Qeveria nuk i ofroi më shumë se gjysmën e asaj që po kërkon SBASHK-u./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...































