Lajme

Shkolla “International School of Prishtina” (ISP) organizon garën e inteligjencës

Autori: Gazeta inFokus 11:15 | 04 May 2020

Shkolla International School of Prishtina (ISP) në Marigona Rezidencë organizon garën e inteligjencës “Online IQ Challenge” me 9 Maj 2020, garë kjo ku pritet të marrin pjesë numër i madh i nxënësve në fushën e logjikës.

Vitin e kaluar, 505 nxënës të klasave të 5-ta nga 24 shkolla të Prishtinës kanë marrë pjesë në garën e inteligjencës “Prishtina IQ Challenge” të organizuar nga shkolla ISP, në të cilën fituesit janë shpërblyer me bursa shkollimi e shpërblime tjera.

“Shkollat tona vazhdimisht kanë organizuar gara nëpër qytetet e Kosovës ku kanë marrë pjesë me mijëra nxënës, por kësaj radhe për shkak të pandemisë është hera e parë që “IQ Challenge” do të mbahet online. Me anë të kësaj gare të inteligjencës, shkolla jonë synon tua mundësoj nxënësve fitues një karrierë të suksesshme të bazuar në një arsimim sa më cilësor që ndihmon në ndërtimin e karakterit të tyre. Shkolla ISP prioritet ka zhvillimin e një këndvështrimi që ua mundëson nxënësve tanë të formojnë opinione dhe t’i zbatojnë informacionet e mbledhura në skenarë të jetës reale”, thuhet në njoftimin e ISP.

-Advertisement-

Këtë vit ftohen të gjithë nxënësit nga klasa e 5-të e deri në klasën e 9-të të marrin pjesë online në këtë garë të logjikës.

Të gjithë nxënësit pjesëmarrës në garë do shpërblehen me nga një certifikatë, ndërkaq nxënësit fitues do fitojnë 300 bursa për shkollim të mëtejshëm ku vendet e para përveç bursës do të shpërblehen me tablet, vendet e dyta me dron, ndërsa vendet e treta, të katërta dhe të pesta veç bursës do të shpërblehen me orë të mençur.

Të  interesuarit mund të regjistrohen në garë falas në faqen www.ispkosova.com

“Çdo nxënës ka talent dhe aftësi unike për të ofruar. Shkolla ISP ua ofron atyre një ambient të përshtatshëm dhe të sigurt të procesit të zbulimit dhe zhvillimit të aftësive dhe njohurive. Nxënësit e shkollës ISP vazhdimisht dalin ndër më të mirët në olimpiadat kombëtare dhe ndërkombëtare. Tashmë janë hapur edhe regjistrimet për vitin e ardhshëm shkollor 2020/21”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera