Lajme

Shkolla fillore “Rexhep Elmazi” në Gjilan bëhet me sallë të edukatës fizike/FOTO

Autori: Gazeta inFokus 14:54 | 25 May 2017

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka hedhur gurthemelin për sallën e edukatës fizike në shkollën fillore “Rexhep Elmazi”.

Haziri ka thënë se këtë projekt e ka mbështetur djali i Rexhep Elmazit, Salvadori, transmeton Infokusi.com

Postimin e plotë të Hazirit bërë në rrjetin social “facebook” mund ta gjeni më poshtë:

-Advertisement-

“Sot, së bashku me bashkëpunëtorët e mi, vumë gurthemelin sallës së edukatës fizike në shkollën fillore “Rexhep Elmazi, e cila është kërkesë e kahmotshme, është interes i zhvillimit të planprogramit dhe krijimit të hapësirave për fëmijë. Është një detyrë e vogël që ne po e kryejmë krahas planit që të renovohet në tërësi shkolla.

Dua ta bëjë publike që projektin tonë e ka mbështetur djali i Rexhep Elmazit, Salvadori dhe kjo dhuratë, fëmijëve i shkon si dhuratë nga familja Elmazi. Kjo familje është shebulli më i mirë se si duhet qyteti, komuna e atdheu. Urime nxënësve e mësimdhënësve! LH”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera