Lajme

Shkolla e Rahovecit për faqe të zezë

Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 15 October 2020

As pandemia e Covid-19 nuk ka ndikuar që zyrtarët e komunës së Rahovecit të investojnë në wc-të e gjimnazit “Xhelal Hajda”, shkruan Gazeta Infokus.

Hapësirat ku përdoren për kryerjen e nevojave fiziologjike nga nxënësit dhe profesorët në këtë shkollë janë në gjendje shumë të rëndë.

Në një postim në Facebook të LVV-së në këtë komunë kanë thënë se zakonisht neglizhenca e pushtetit lokal vazhdon me skandalet duke mos u brengos fare as për shëndetin e fëmijëve tanë.

-Advertisement-

“Për çfarë lloj performance na flasin zyrtarët e AAK-së? A nuk ju vie turp?”, thuhet në postimin e VV-së./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera