Lajme

Shkojnë në të pame, infektohen me COVID-19, 17 persona në Gjilan

Autori: Gazeta inFokus 13:02 | 14 October 2020

Në Komunën e Gjilanit ditëve të fundit ka pas rritje të rasteve me COVID-19, shkruan Gazeta inFokus.

Kështu ka bërë të ditur edhe kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri përmes një konference për media.

Haziri ka thënë se 17 persona të infektuar  janë të hospitalizuar ndërsa 17 janë infektuar pasi kanë marrë pjesë në një të pame për kryeshëndosh.

-Advertisement-

I pari i Gjilanit ka apeluar qytetarët, të bartin maskat dhe mos të marrin shërbime të ndryshme pa masa mbrojtëse./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera