Lajme

Shkoi në shkollë e nuk u kthye më, zhduket 12 vjeçarja në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 23 April 2024

Një vajzë 12 vjeçare është raportuar e zhdukur në Pejë, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë së Kosovës rastin e ka raportuar babai i saj.

Sipas tij, vajza e mitur të hënën ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe nuk është kthyer më në shtëpi.

-Advertisement-

“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se vajza e tij 12-vjeçare ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe nuk është kthyer”, thuhet në raportin e Policisë.

Policia tashmë ka nisur hetimet për rastin.

Ndërsa një rast tjetër ka dnodhur edhe në Prizren. Sipas policisë një burrë që vuan nga probleme të shëndetit mendor, është raportuar i zhdukur.

”Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se axha i tij që vuan nga probleme të shëndetit mendor ka dalë nga shtëpia e tij dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e Policisë./Gazeta Infokus/

Gjendet 12-vjeçarja që u raportua e zhdukur në Pejë

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera