Lajme

Shkoi në Hagë për ta mbështetur Thaçin, Shpejtim Veseli tregon se pse e bëri këtë veprim

Autori: Gazeta inFokus 18:06 | 27 January 2021

Shpejtim Veselaj, nga Suhareka kishte udhëtuar nga Kosova për në Holandë për t’i dalë në mbrojtje ish-presidentit Hashim Thaçi.

I ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin, ai ka treguar se pse ka shkuar deri në Hagë.

Ai ka thënë se me shkuarjen e Thaçit në Hagë, ai ka konsideruar se Kosova është në rrezik.

-Advertisement-

“Unë jam përkrahës i PDK. Përkrahi të gjithë çlirimtarët, nuk më bënë përshtypja çfarë partie përfaqësojnë. Unë kam shkuar në Hagë kur e kam dëgjuar në lajme ftesën e presidentit, unë kam menduar se është në rrezik Kosova. Unë jam ideal i UÇK ‘së”, ka thënë ai.

Përndryshe, i pranishëm në emision ka qenë edhe Fitim Krasniqi, simpatizant i Lëvizjes Vetëvendosje.

Krasniqi dhe Veselaj kanë debatuar mes vete, secili duke përkrahur subjektet që ata simptatizojnë.

Krasniqi i ka thënë se PDK nuk ka bërë asgjë në 20 vitet e kaluara, derisa ka thënë se Kurtit duhet t’i jepet mundësia për të qeverisur për të shikuar se çfarë po bënë.

Ndërsa, Veselaj e ka kundërshtuar një gjë të tillë duke thënë se e kanë lejuar Vetëvendosjen për të qeverisur, por që kjo e fundit nuk ka punuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera