Shkodran Nikçi jep detajet e fundit për vra*jen makabre në Pejë
Autori: Gazeta inFokus
13:31 | 16 April 2024
Një vrasje e rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit të Pejës, në mëngjesin e hershëm të së martës. Burri e ka vrarë gruan e tij në banesën e tyre.
Çifti kanë tre fëmijë nga kjo martesë.
Zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikqi ka folur për Infokus rreth rastit i cili tha se për fat të keq opinioni shqiptar është tronditur me këtë vrasje të rëndë.
“Për fat të keq, edhe sot mbarë opinioni shqiptar është tronditur me vrasje të rëndë, ku për fat të keq, edhe kësaj radhe është një viktimë grua e privuar nga jeta nga bashkëshorti i saj, me armë zjarri. Me të pranuar informatën, si prokurori kemi ardhë menjëherë në vendin e ngjarjes ku ka ardhë kryeprokurori i prokurorisë themelore n Peje, Agim Kurmehaj, kujdestari i departamentit për krime të rënda Ersan Çavolli dhe të gjitha njësitë relevante policore”.
Ai gjithashtu tha se Policia e Kosovës, do të punojë edhe në autorizime shtesë, për të marë më shumë detaje nga rasti.
“Në vendin e ngjarjes janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme, ndërkaq trupi i pajetë i viktimës është tërhequr nga mjeku ligjor me urdhër të prokurorit të shtetit për t’iu bërë obdukimi, kurse personi i dyshuar është vet dorëzuar në stacionin policor, i është sekuestruar arma e zjarrit me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale, dhe njëkohësisht është ndaluar për 48 orë me urdhrin e prokurorit të shtetit, dhe brenda afatit ligjor prokurori i shtetit do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në departamentin e krimeve të rëndë, në gjykatën themelore në Pejë. Gjithashtu policia do të punon edhe në autorizime shtesë, që të kryhen veprime hetimore për shkak se duhet sqaruar të gjitha rrethanat, e këtij rasti që ka tronditur mbarë popullin shqiptar”.
Infokusi është duke e përcjellë rastin nga vendi i ngjarjes, dhe do të ju njoftojë për detaje shtesë./Gazeta Infokus/
Pamjet e fundit nga banesa ku Edmond Lajçi v*au mizorisht bashkëshorten në Pejë

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...






























