Lajme

Shkodran Nikçi jep detajet e fundit për vra*jen makabre në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 16 April 2024

Një vrasje e rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit të Pejës, në mëngjesin e hershëm të së martës. Burri e ka vrarë gruan e tij në banesën e tyre.

Çifti kanë tre fëmijë nga kjo martesë.

Zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikqi ka folur për Infokus rreth rastit  i cili tha se për fat të keq opinioni shqiptar është tronditur me këtë vrasje të rëndë.

-Advertisement-

“Për fat të keq, edhe sot mbarë opinioni shqiptar është tronditur me vrasje të rëndë, ku për fat të keq, edhe kësaj radhe është një viktimë grua e privuar nga jeta  nga bashkëshorti i saj, me armë zjarri. Me të pranuar informatën, si prokurori  kemi ardhë menjëherë  në vendin e ngjarjes ku ka ardhë kryeprokurori i prokurorisë themelore n Peje, Agim Kurmehaj, kujdestari i departamentit për krime të rënda Ersan Çavolli dhe të gjitha njësitë relevante policore”.

Ai gjithashtu tha se Policia e Kosovës, do të punojë edhe në autorizime shtesë, për të marë më shumë detaje nga rasti.

“Në vendin e ngjarjes janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme, ndërkaq trupi i pajetë i viktimës është tërhequr nga mjeku ligjor me urdhër të prokurorit të shtetit për t’iu bërë obdukimi, kurse personi i dyshuar është  vet dorëzuar në stacionin policor, i është sekuestruar arma e zjarrit me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale, dhe njëkohësisht është ndaluar për 48 orë me urdhrin e prokurorit të shtetit, dhe brenda afatit ligjor prokurori i shtetit do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në departamentin e krimeve të rëndë, në gjykatën themelore në Pejë. Gjithashtu policia do të punon edhe në autorizime shtesë, që të kryhen veprime hetimore për shkak se duhet sqaruar të gjitha rrethanat, e këtij rasti që ka tronditur mbarë popullin shqiptar”.

Infokusi është duke e përcjellë rastin nga vendi i ngjarjes, dhe do të ju njoftojë për detaje shtesë./Gazeta Infokus/

Pamjet e fundit nga banesa ku Edmond Lajçi v*au mizorisht bashkëshorten në Pejë

 

https://gazetainfokus.com/gruaja-e-vrae-ne-peje-punonte-si-asistente-stomatologjike-reagon-drejtoria-e-shendetesise/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera