Lajme

Shkodër, vriten ish-polici dhe bashkëjetuesja, shpëton foshnja 1 vjeç e gjysmë

Autori: Gazeta inFokus 09:25 | 15 July 2018

Një krim i dyfishtë ka tronditur qytetin e Shkodrës mëngjesin e kësaj të diele. Një ish-punonjës policie dhe bashkëjetuesja e tij janë vrarë me armë zjarri brenda në automjetin e tyre, në sy të fëmijës një vjeç e gjysmë.Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Rruga e gjerë”, në afërsi të qendrës së qytetit, poshtë pallatit ku banonte çifti. 35-vjeçari Boran Bercama dhe bashkëjetuesja e tij janë qëlluar me armë zjarri, pistoletë, nga një distancë e afërt, sapo kanë zbritur nga banesa e tyre dhe në momentin që kanë hyrë në automjet.

Breshëria e plumbave u kanë marrë jetën në vend. Për fat të mirë, foshnja që ndodhej në vendin e pasagjerit përpara, në prehrin e gruas së vrarë, ka shpëtuar nga plumbat.

Sipas grupit hetimor, autorët dyshohet të jenë të paktën dy persona, të cilët kanë ditur mirë çdo lëvizje të viktimave. Në shënjestrën e tyre, përveç ish-punonjësit të policisë ka qenë edhe bashkëjetuesja, për të zhdukur çdo dëshmi të mundshme.

-Advertisement-

Nga dyshimet e policisë duket se bëhet fjalë për një krim të kryer nga profesionistë, duke parë saktësinë e goditjeve me armë zjarri, ndërsa autorët kanë qenë të maskuar.

Aktualisht nuk dihen as motivet dhe as autorët e ngjarjes së rëndë, ndërsa dyshimet e para hidhen për ndonjë konflikt të kohëve të fundit të ish-punonjësit të policisë.

Boran Bercama kishte dhënë dorëheqjen para rreth 6 muajsh nga policia, ku shërbente si punonjës i Policisë së Rendit me patrullat. Policia ka shoqëruar disa persona, që dyshohet se kanë dijeni apo lidhje me ngjarjen. Gjithashtu janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të disa bizneseve aty pranë, për të mësuar më shumë mbi lëvizjen e autorëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera