Lajme

“Shko Hashim” , “Tani janë shumë komod që ata rrijnë atje” – Aida Dërguti me kritika të ashpra për qasjen e qeverisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë

Autori: Gazeta inFokus 12:25 | 03 January 2025

Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti ka kritikuar ashpër qeverinë e Kosovës për qasjen e tyre ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po gjykohen në Hagë.

Dërguti në emisionin “InfoTalks” ka thënë se pushteti aktual u demaskua duke qenë se në opozitë e kundërshtonte fuqishëm Gjykatën Speciale derisa tani sipas saj janë rehatuar derisa ish krerët e UÇK-së gjenden në Hagë, shkruan Gazeta Infokus.

“E kemi parë ne qasjen e qeverisë dhe ju kujtohet shumë mirë deklarata e kryeministrit aktual “Shko Hashim” që në një farë forme tregon se ai ka pasur dëshirë ti shoh sot atje ku janë. Këta u demaksuan plotësisht sepse gjatë opozitarizmit e kanë kundërshtuar fuqishëm Gjykatën Speciale, derisa tani rrinë shumë komod kur ata janë atje, madje iu kanë zvogëluar edhe ndihmat financiare”, ka thënë Dërguti.

-Advertisement-

Ajo ka shtuar se ndaj ish-krerëve të UÇK-së po bëhet një padrejtësi duke u mbajtur të izoluar nga familjet e tyre nga kalkulimet politike.

“Ata janë të burgosur politik dhe padrejtësisht mbahen të izoluar nga familjet e tyre për shkak të krejt kalkulimeve politike”, ka deklaruar ish deputetja e Kuvendit të Kosovës./Gazeta Infokus

Për më shumë ndiqeni videon më poshtë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera