Lajme

Shkëputet kontrata me kompaninë që furnizohet me infuzione nga Serbia

Autori: Gazeta inFokus 14:12 | 19 June 2019

Për shkak të vonesave në liferim të infuzioneve, SHSKUK ka shkëputur kontratën me kompaninë që furnizonte me tretje fiziologjike nga Serbia.

Zyra për informim në SHSKUK, e cila përmes një përgjigje me shkrim, ka konfirmuar se kompanisë i është shkëputur kontrata me arsyetim se ka pasur vonesë në liferim të mallit.

Sipas kësaj zyre, SHSKUK ka udhëhequr procedurat e prokurimit dhe tashmë është lidhur kontratë e re dhe gjatë javës pritet furnizimi dhe stabilizimi në furnizim me tretje fiziologjike.

-Advertisement-

Me kontratën e re të lidhur nga SHSKUK, furnizimin do ta bëjë një kompani me tretje fiziologjike Braun nga Gjermania.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera