Rozë

Shkëndije Muja i reagon hoxhës i cili tha se njerëzit më të urryer të Allahut janë beqarët

Autori: Gazeta inFokus 22:45 | 19 September 2021

Këngëtarja e njohur për publikun, Shkëndije Muja ka reaguar ndaj hoxhës Irfan Salihu i cili është shprehur se “njerëzit më të urryer të Allahut janë beqarët”.

Në një postim të gjatë në Facebook, Shkëndije Mujaj është shprehur se kjo nuk është e vërtetë dhe martesa është detyruar vetëm për “njerëzit që nuk arrijnë të frenojnë epshin e tyre”.

Këngëtarja theksoi se hoxhallarët që bëjnë “keqinterpretime të tilla të fesë islame, do jenë të parët që do shkojnë në xhehnem”.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Absolut e pa bazë kjo deklaratë çfarë thotë ky Hoxhë

Nuk është e vërtet, madje ky është keqinterpretues i fes Islame madje i largon njerëzit nga interesimi për fenë Islame ..

Kjo thënie nuk ekziston martesa bëhet e detyrueshme vetëm ne atë moment kur njeriu nuk arrin ta mbizotëroj epshin e ti madje shkruan edhe ne kuran 100% e vërtet….

ka disa hoxhallarë qe te paret do te futen ne xhehnem pikërisht për këto interpretime qe i bën njerëzit konfuz … dhe i largojnë nga feja..

Por nuk do shumë komente ky Hoxhë mjafton ti shikoni se si duken dhe reflektojnë ne ligjërata këtyre ju kanë përzije kabllot e fanatizmin, injorancën dhe këta ma shumë përqeshin njerëzit neper tribuna se sa ju bëjnë thirrje e Allahu ka porosit ftoni me butësi vet fytyra e ti e vrazhdë te jep me kuptuar se nuk ka mëshire e as lumturi

por urrejtje dhe përqeshje te tjerëve duke na jep te kuptojmë se ky e ka garantuar xhenneti tash vetëm i ka mbet te përqesh dhe te largon njerëz nga feja me sjelljen e ti shumë i dobët ne interpretim total i pa bazë dhe qesharak …

Allahu.xh .sh. I vetmi që është perfekt dhe nuk dëshiron ata qe përqeshin ne forma indirekte dhe hedhin urrejtje …

Hajde Selam se vërtet jemi ka fundi i botës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera