Sport

Shkëndija falënderon Ferhan Hasanin dhe Ardian Cuculin

Autori: Gazeta inFokus 16:05 | 18 June 2018

KF Shkëndija falënderon Ferhan Hasanin dhe Ardian Cuculin për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi dhe u dëshiron gjithë të mirat në të ardhmen, shkruan infokusi.

Ferhan Hasani dhe Ardian Cuculi nuk janë më pjesë e Shkëndijës. Të dy futbollistëve u skadoi kontrata më 15 qershor, ndërsa pas bisedimeve me kryesinë është vendosur që bashkëpunimi mos të vazhdohet në të ardhmen.

LEXO EDHE: Brahimi në Arsenal

-Advertisement-

Kështu dy lojtarët tashmë janë larguar nga skuadra dhe si futbollistë të lirë do të kërkojnë angazhimin e rradhës.

KF Shkëndija me këtë rast falemenderon Ferhan Hasanin dhe Ardian Cuculin për kontributin e dhënë gjatë periudhës që ishin pjesë e skuadrës kuqezi, duke u dëshiruar gjithë të mirat në të ardhmen. /infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera