Lajme

Shkencëtarja kryesore e OBSH’së: Të mos bëhet panik për Omicron

Autori: Gazeta inFokus 22:12 | 03 December 2021

Shkencëtarja kryesore e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Soumya Sëaminathan, u ka bërë thirrje njerëzve që të mos bëjnë panik për shfaqjen e variantit të ri të koronavirusit, Omicron.

Ai në një konferencë për Reuters Next ka thënë se tani janë në një situatë më ndryshe se sa vitin e kaluar.

“Duhet të jemi të përgatitur dhe të kujdesshëm, të mos kemi panik, sepse jemi në një situatë më ndryshe se sa një vit më parë”, tha ajo.

-Advertisement-

Sëaminathan shpalosi të dhëna që tregojnë se numri i rasteve të Omicron po dyfishohet çdo ditë në Afrikën e Jugut, ku u identifikua për herë të parë.

Shumë qeveri kanë shtrënguar rregullat e udhëtimit për të menaxhuar situatën me variantin e ri.

Megjithatë, Omicron është identifikuar në 40 vende të botës, u tha në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë, shkruan Reuters.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera