Rajoni dhe Bota

Shkencëtari britanik flet për reagimet që po jep vaksina deri më tani: Jam optimist

Autori: Gazeta inFokus 19:01 | 12 July 2020

Shkencëtari britanik, Robin Shattock, ka thënë se është optimist se ai dhe ekipi i tij do të kenë sukses në krijimin e vaksinës kundër COVID-19.

Ai ka theksuar se kjo vaksinë mund të jetë gati vitin e ardhshëm, nëse gjithçka përfundon me sukses.

Profesori Robin Shattock, i cili drejton një ekip që punon për të prodhuar një vaksinë në “Imperial College London”, tha se mjaft nga vaksinat do të jenë në dispozicion për çdo person në Mbretërinë e Bashkuar, nëse provat shkojnë ‘me të vërtetë mirë’.

-Advertisement-

“Jam mjaftueshëm optimist se do të funksionojë, gjithçka deri më tani që po zhvillohet, është duke shkuar mirë, ne kemi parë që është duke funksionuar sepse ka dhënë reagime tek kafshët dhe ne po parashikojmë që ngjajshëm do të reagojë edhe tek njerëzit, kjo vaksinë do të jetë shumë e sigurtë dhe do të jepet në dozë të vogël”, është shprehur shkencëtari britanik Robin Shattock.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera