Lajme

Shkencëtarët parashikojnë: Ky do të jetë vendi që do të pësojë më së shumti nga koronavirusi

Autori: Gazeta inFokus 21:37 | 09 April 2020

Shkencëtarët britanikë kanë kritikuar një model të ri të koronavirusit që parashikon se Britania e Madhe do të jetë vendi më i goditur në Evropë nga pandemia, me një numër viktimash nga më të lartë nga ç’është menduar deri më tani.

Parashikimi i zymtë ka ardhur nga Instituti për Metrikën e Shëndetit dhe Vlerësimin në Universitetin e Washingtonit. Sipas këtij parashikimi 66,314 persona mund të humbin jetën si pasojë e Covid-19 në Britaninë e Madhe deri në fillim të gushtit.

Plani i qeverisë britanike për ta luftuar pandeminë është mbështetur më një studim të Imperial College of London, që thotë se izolimi dhe masat e distancimit social, me shpresë, do të kufizojnë numrin e viktimave nga 20 në 30 mijë. Por tani, shumë shkencëtarë në vend po shprehin shqetësim për modelin e ardhur nga përtej oqeanit.

-Advertisement-

Sipas tyre, modeli bazohet në prezumime për mënyrën se si pandemia do të avancojë. Ai është i bazuar kryesisht tek eksperienca në vende të tjera dhe jo tek një modelim i vetë epidemisë. Metoda të tilla – thonë ata – janë ekstremisht të ndjeshme dhe mund të ndryshojnë në mënyrë dramatike me ardhjen e informacioneve të reja. Modeli i fundit ndërkohë parashikon rreth 60 mijë viktima të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara po ashtu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera