Lajme

Shkencëtarët paralajmërojnë: Nëse goditemi nga kometat, jemi tërësisht të pambrojtur

Autori: Gazeta inFokus 08:51 | 24 May 2017

Nëse papritmas vërehet ndonjë asteroid, apo kometë, duke ardhur në drejtim të Tokës, atëherë njerëzimi do të ishte plotësisht i papërgatitur, thotë një shkencëtar i NASA-s.

“Problemi më i madh është se nuk mund të bëjmë thuajse asgjë në një rast të tillë”, thotë Joseph Nat, i cili punon në Qendrën “Godard” për fluturime hapësinore.

Në takimin vjetor të gjeofizikanëve, ai tërhoqi vërejtjen se zhdukjet masive ndodhin çdo 50 deri 60 milionë vjet.

-Advertisement-

“Mund të thuhet se një gjë e tillë tanimë është dashur të ndodhte, por një gjë e tillë nuk mund të parashikohet”, thotë ai. Toka tanimë ishte e rrezikuar në vitin 1996, kur kometa Shoemaker-Levy kishte goditur Jupiterin. E njëjta gjë kishte ndodhur edhe në vitin 2014, kur kometa kaloi tepër afër Marsit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera