Shkencëtarët në ndjekje të varianteve të reja të COVID-19
Autori: Gazeta inFokus 20:59 | 09 May 2021
Një numër i vogël njerëzish preken me COVID-19 pasi janë vaksinuar.
“Asgjë nuk është 100% e sigurt në këtë botë”, thotë Gigi Gronvall, një studiuese në Qendrën Johns Hopkins për Sigurinë Shëndetësore.
Ndërsa variante të reja shfaqen në të gjithë botën, shkencëtarët thonë se është e rëndësishme të vëzhgohen këto raste të rralla. Ato mund të jenë shenja të diçkaje më serioze.
“Është e mundur që të shfaqen më shumë variante që depërtojnë vaksinat“, tha Gronvall. “Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që këto raste të hetohen”, tha tutje, transmeton Zëri i Amerikës.
Nga 95 milionë njerëz të vaksinuar plotësisht deri më 26 prill, u raportuan 9,245 infeksione me COVID-19. Kjo përbën më pak se një të qindtën e përqindjes, megjithëse CDC-ja thotë se kjo shifër mund të jetë më e lartë.
“Jo çdo individ që merr vaksinën reagon ndaj virusit”, tha Jacques Ravel, nëndrejtor në Institutin e Shkencave të Gjenomit në Universitetin e Merilendit. “Nuk jemi 100 për qind të sigurt se edhe pse këta njerëz janë vaksinuar, sistemi i tyre imunitar ka reaguar në shkallën e duhur”.
Për të dalluar ndryshimin mes një përgjigje të dobët të sistemit imunitar dhe një varianti të ri të virusit, shkencëtarët duhet të deshifrojnë kodin gjenetik, ose sekuencën, e virusit që shkakton infeksionin tek pacienti i vaksinuar.
Universiteti i Merilendit është pjesë e një rrjeti mbarëkombëtar institucionesh që studion sekuencat e varianteve të COVID-19. Zoti Ravel tha se instituti i tij nuk ka parë ndonjë sekuencë të re tek viruset që kanë infektuar pacientët e vaksinuar. Kjo, tha ai, tregon se ka më shumë gjasa që “njerëzit që nuk iu përgjigjën pozitivisht vaksinës janë infektuar sepse nuk janë mbrojtur”.
Nëse, nga ana tjetër, “fillojmë të shohim të njëjtin variant tek grupi i vaksinuar, atëherë do të fillonim të shqetësoheshim”.
Deri tani, vaksinat në përgjithësi po funksionojnë jashtëzakonisht mirë, madje edhe kundër varianteve të reja. Të dhënat e fundit nga Izraeli, ku varianti i parë i identifikuar në Britani është mbizotërues, tregojnë se vaksina Pfizer-BioNTech ishte 95% efektive. Varianti i Mbretërisë së Bashkuar përhapet më lehtë dhe mund të jetë më vdekjeprurës se virusi fillestar.
Por ka disa shenja paralajmëruese. Në një studim në Katar, ku varianti që u shfaq në Afrikën e Jugut përbën gjysmën e rasteve, vaksina Pfizer-BioNTech ishte vetëm 75% efektive. Ky variant ka provuar gjithashtu se është më i aftë të depërtojë edhe individët e imunizuar me vaksinat e tjera.
Megjithatë, vaksinat të mbrojnë nga zhvillimi i rasteve më të rënda. Vaksina Pfizer-BioNTech ishte më shumë se 97% efektive në parandalimin e sëmundjeve të rënda dhe vdekjes në një studim të Katarit.
Në një lajm tjetër të mirë, shumë nga variantet më shqetësuese ndajnë të njëjtat mutacione, edhe kur ato shfaqen në kontinente të ndryshme. Kjo mund të nënkuptojë që virusi mund të shndërrohet në një numër të kufizuar./
Të tjera
-
Dy milionë britanikë vuajnë nga simptoma të gjata të COVID-it, tregon studimi
Dy milionë njerëz në të gjithë Anglinë dhe Skocinë ende vuajnë nga simptoma t...
-
Deputetja finlandeze takon presidenten Osmani: Kosova duhet pranuar në Këshillin e Evropës pa parakushte shtesë
Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. ...
-
Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 57-të të ZPS-së, gjykimi në çës...
-
Kurti para gjermanëve: Duam t’i bashkohemi BE-së, NATO-s dhe KiE-së
Kryeministri Albin Kurti ka përmendur qëllimin e Kosovës për integrimin euroa...
-
Rikthimi i ftohtit rrezikon të mbjellat në Evropë
Moti i ftohtë i këtyre ditëve e në disa rajone të Evropës edhe breshëri që ka...
-
Zveçan: Policia i gjen armë në shtëpi, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Policia e Kosovës njofton se të mërkurën gjatë kontrollit në shtëpinë e një t...
-
Opozita lëshon sallën, shkak raporti i DASH e marrëveshjet ndërkombëtare
Partitë opozitare kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës. Arsyeja për kët...
-
Hulumtimi i Infokusit: Ferat Shala e quan të dyshimtë dhe të kundërligjshme marrëveshjen e Liburn Aliut për tunelin Prizren – Tetovë
Gazeta Infokus ekskluzivisht të mërkurën ka publikuar marrëveshjen e nënshkru...
-
LAJMI I FUNDIT: Lirohen nga akuza Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku
Janë liruar nga akuza, Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylej...
-
Murati: S`po ratifikohen marrëveshjet që do të përfitonim 300 milionë euro
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se janë 300 mil...
-
Avokati i Popullit, i shqetësuar me akuzat për ngacmime seksuale në UP
Institucioni i Avokatit të Popullit është shprehur jashtëzakonisht i shqetësu...
-
Sindikata e Re KEK-ut dhe ajo e Trepçës, reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime
Sindikata e Re e KEK-ut, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës dhe S...