Shëndetësi

Shkencëtarët kanë zbuluar: Siç fle gjumë, ashtu ke edhe lidhjen. Ndikim i fuqishëm i partnerit në gjumë!

Autori: Gazeta inFokus 19:03 | 04 May 2018

Çiftet, të cilat kanë vuajtur në komunikimet e tyre, mu sikur edhe marrëdhënia e tyre e tërësishme, kanë pasur probleme serioze me pagjumësinë.

Si flini gjumë? Qetë dhe pa ndërprerë? Apo tërë natën rrotulloheni në shtrat, zgjoheni dhe keni gjumë të keq? Mbase fajtor është partneri juaj?

Dhe jo, nuk e kemi fjalën për gërhitjen e tij, por për çështje të pazgjidhura në marrëdhënien tuaj, me të cilat luftoni edhe në gjumë, transmeton Telegrafi.

-Advertisement-

Nuk është e panjohur që gjendja emocionale dirigjon edhe gjumin tonë, dhe pikërisht edhe kjo ka qenë themeli në të cilin janë bërë hulumtime madje me 698 çifte të moshës midis 35 dhe 86 vjeç.

Secili nga të anketuarit është dashur t’u përgjigjet pyetjeve mbi depresionin, anksiozitetin dhe pagjumësinë, por edhe për lidhjen e tyre dashurore.

Rezultoi që çiftet të cilat pyetjeve për partnerin dhe marrëdhënien e tyre u janë përgjigjur pozitivisht, bëjnë gjumë dukshëm më të qetë dhe më të mirë.

Nga ana tjetër, çiftet, të cilat kanë vuajtur në komunikimet e tyre në lidhje, mu si edhe marrëdhënia e tyre e tërësishme, kanë pasur probleme serioze me pagjumësinë.

Mbase mendoni që problemet në punë, në fakultet apo problemet financiare janë shkaktar i gjumit të keq javëve apo muajve të fundit, apo shkenca ka konstatuar që, nëse flemë në përqafim të partnerit me të cilin ndihemi të lumtur, me siguri edhe të mbrojtur, i harrojmë të gjitha shqetësimet dhe problemet.

Së paku deri në mëngjesin e ardhshëm!

gj

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera