Lifestyle

Shkencëtarët: Harresa është shenjë e inteligjencës

Autori: Gazeta inFokus 23:46 | 27 September 2020

Të harruarit, në të shumtat e herave, zakonisht asocion në mungesë të inteligjencës, ndonëse shkencëtarët e thonë të kundërtën.

Një studim i zhvilluar nga Universiteti i Torontos ka pohuar se kujtesa e fortë është një aset i mbivlerësuar, teksa harresa është atribut i inteligjentëve, shkruan The Independent, transmeton lajmi.net.

“Është e rëndësishme që truri të harrojë detaje të parëndësishme dhe, në vend të kësaj, përqëndrohen në gjërat që i ndihmojnë në marrjen e vendimeve decizive në botën reale”, u shpreh profesor Blake Richland, një nga botuesit e studimit.

-Advertisement-

Ai thotë se ky aspekt i harresës është ndoshta një përfitim për njerëzit, përpara se të jetë pengesë.

Studimi pretendon se harrimi i detajeve herë pas here është një shenjë e një sistemi të shëndetshëm të kujtesës, duke punuar pikërisht siç është menduar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera