Shëndetësi

Shkencëtarët e kanë zbuluar moshën maksimale sa mund të jetojnë njerëzit

Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 05 September 2017

Hulumtimet e reja të kryera në Holandë kanë zbuluar se jetëgjatësia maksimale e një gruaje është 115.7 vite, ndërsa për meshkuj është më e vogël, diku 114.1 vite, por prapë edhe kjo është një kohë e gjatë për të jetuar.

Këtë konkludim e kanë arritur disa statistikantë të cilët i kanë studiuar të dhënat e 75.000 njerëzve të cilët kanë vdekur në Holandë gjatë 30 viteve të fundit, transmeton Telegrafi.

Një nga tre shkencëtarët të cilët e kanë kryer këtë hulumtim, profesori John Einmahl, ka thënë:

-Advertisement-

“Mesatarisht njerëzit jetojnë gjatë, por më të vjetrit mes nesh nuk janë vjetruar aspak gjatë këtyre 30 viteve të fundit. Normalisht jetëgjatësia mesatare është rritur, por jetëgjatësia maksimale mbetet e njëjtë”.

Rekordin për personin më të vjetër në botë të të gjitha kohërave e mban ende gruaja franceze Jeanne Louise Calment, e cila kishte jetuar plot 122 vite. Ajo kishte lindur në vitin 1875 dhe kishte vdekur në vitin 1997.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera