Rajoni dhe Bota

Shkencëtarët dyshojnë në vaksinën kundër koronavirusit të Rusisë

Autori: Gazeta inFokus 19:31 | 11 August 2020

Rusia të martën u bë shteti i parë që aprovoi një vaksinë kundër koronavirusit, një zhvillim që u prit me skepticizëm ndërkombëtar dhe brengosje pasi ajo ishte provuar vetëm në disa njerëz. Kjo nuk është hera e parë që Rusia pretendon se ka ‘vaksinën më efektive në botë’ për një sëmundje, njëjtë kishin thënë për vaksinën kundër Ebola që ende mbetet në statusin e kandidatit, transmeton Gazeta Metro.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, njoftoi se njëra prej vajzave të tij ishte vaksinuar dhe se ishte dëshmuar se kishte imunitet të qëndrueshëm ndaj koronavirusit, megjithëse autoritetet ruse nuk kanë ofruar dëshmi të efektivitetit dhe sigurisë.

Megjithatë, shkencëtarët në Rusi dhe shtete tjera ngritën alarmin, që thonë se nxitimi për ofrimin e vaksinës para fazës së fundit të testimit mund të dështoj. Ajo që quhet Faza e 3 e provave – që përfshin dhjetëra mijëra njerëz dhe zgjatë me muaj – është e vetmja mënyrë për të dëshmuar nëse një vaksinë eksperimentale është e sigurt dhe funksionon me të vërtetë.

-Advertisement-

Në krahasim, vaksinat që hyjnë në fazën finale në SHBA u nevojiten studim prej 30 njerëzish njëkohësisht. Dy kandidatë të vaksinave tani më kanë filluar këto prova masive, me tre të tjera që priten në vjeshtë.

“Miratimi i përshpejtuar nuk do ta bëjnë Rusinë lider në garë, vetëm do të ekspozoj konsumatorët e vaksinës ndaj rrezikut të panevojshëm” ka shkruar shoqata ruse e organizimit të provave klinike, që kërkonin nga zyrtarët qeveritarë të shtyjnë aprovimin e vaksinës deri në përfundimin e provave të avancuara.

Për dallim nga vaksinat që po zhvillohen në Kinë nga CanSino Biologics dhe në Britani nga Universiteti i Oxford dhe AstraZeneca, shkencëtarët rus nuk kanë publikuar asnjë informacion se si vaksina kishte funksionuar në testet në kafshë dhe në studimet e para njerëzore.

Ministria e Shëndetësisë së Rusisë ka njoftuar se të mërkurën do të nisnin provat që përfshijnë “mijëra njerëz” në disa shtete, përfshi Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite, Filipinet e ndoshta edhe në Brazil.

Por nuk ka asnjë dokumentacion se i është aprovuar leje për nisjen e këtyre provave. Ministria ruse nuk ju është përgjigjur kërkesave të agjencisë së lajmeve The Associated Press për koment.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka tërhequr vërejtjen se të gjithë kandidatët për vaksinë duhet të kalojnë fazat e testimit para se të dalin në treg. Ekspertët kanë paralajmëruar se vaksinat e tilla mund të shkaktojnë dëme anësore të shumta – nga rrezikimi i shëndetit, krijimi i ndjenjës false të sigurisë dhe ulja e besueshmërisë në vaksinim.

Të qenit të parët në botë të krijimit të vaksinës ishte shndërruar në çështje krenarie dhe prestigji kombëtar për Kremlin derisa po provon të paraqes Rusinë si fuqi globale. Putin në vazhdimësi krenohet me efektivitetin e reagimit të Rusisë ndaj epidemisë në adresimet e tij televizive, derisa zyrtarët më të lartë të shtetit rreth tij- përfshi kryeministrin dhe vet zëdhënësi i tij u infektuan.

Në mesin e dyshimeve muajin e kaluar ShBA, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja akuzuan Rusinë që ishte tentuar të vidhte me anë të sulmeve kibernetike hulumtimet e vaksinës nga laboratorët perëndimor. Rusia e ka mohuar këtë akuzë.

Rusia deri tani ka raportuar 897599 raste, si dhe 15131 të vdekur. Kishte dhe dyshim për manipulim të shifrave nga autoritetet ruse, që janë mohuar po ashtu.

Kjo nuk është rasti i parë kontrovers nga Rusia rreth vaksinimit. Putin ishte mburrur se shkencëtarët rus kishin shpikur një vaksinë kundër Ebola që ishte “dëshmuar të jetë më efektivja në botë” dhe “ kishte kontribuar në luftimin e etheve të Ebola në Afrikë”. Megjithatë, ka pak dëshmi se dy vaksinat për Ebola të miratuar në Rusi ishin përdorë në masë në Afrikë. Që nga 2019, të dy vaksinat janë të renditura ende nga OBSH si “vaksina kandidate”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera