Lajme

Shkencëtarët amerikanë: Koronavirusi e dëmton tërë trupin, jo vetëm mushkëritë

Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 11 July 2020

Një ekip i shkencëtarëve amerikanë ka thënë se koronavirusi nuk i dëmton vetëm mushkëritë, por edhe mëlçinë, veshkat, zemrën, trurin, sistemin nervor, lëkurën dhe traktin gastrointestinal.

Ekipi i shkencëtarëve në Qendrën Mjekësore Irving të Universitetit të Kolumbisë në Nju Jork, që është një nga spitalet e mbushura me pacientë me koronavirus që në pranverë, i analizuan përvojat e tyre dhe mblodhën raporte nga ekipe të tjera mjekësore përreth botës.

Sipas vlerësimit të tyre përmbledhës, koronavirusi i sulmon të gjitha sistemet kryesore në trupin e njeriut, duke i dëmtuar në mënyrë të drejtpërdrejtë organet dhe duke shkaktuar mpiksje të gjakut, humbje të ritmit të shëndoshë të zemrës, rrjedhje të gjakut dhe proteinave nga veshkët dhe irritim të lëkurës.

-Advertisement-

Për më tepër, koronavirusi shkakton dhimbje koke, marramendje, dhimbje në muskuj, dhimbje në bark, kollitje, temperaturë të lartë, ethe dhe simptoma të tjera, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

“Mjekët duhet ta shohin Covid-19 si sëmundje multisistematike”, tha Dr. Aakriti Gupta, kardiologe në këtë qendër mjekësore. “Ka shumë lajme për mpiksjen e gjakut, por është gjithashtu e rëndësishme që kuptohet se një pjesë përmbajtësore e këtyre pacientëve vuajnë nga dëmtimet në veshka, zemër dhe tru dhe mjekët duhet t’i trajtojnë këto dëmtime bashkë me sëmundjen respiratore”, shtoi ajo.

“Këto të gjetura lënë të kuptohet se dëmtimi në shumë organe mund të paraqitet të paktën pjesërisht si rezultat i dëmtimit të drejtpërdrejtë të indeve nga virusi”, thuhet në studim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera