Shkenca zbulon arsyen e vitheve të mëdha te gratë: Ndoshta pararendësit e njeriut lëshonin vezë (fotot)
Autori: Gazeta inFokus 13:01 | 06 April 2021
Prej vitesh shkencëtarët besonin se vithet më të mëdha të grave sesa të burrave, ishin për të akomoduar lindjen e bebeve, koka e të cilave është pjesa më e madhe e trupit gjatë lindjes.
Por sipas nje ideje te Barbara Fischer, e cila drejtoi një studim të Universitetit të Vienës, “natyra, Zoti ose evolucioni” ka bërë vithe më të zmadhuara për gratë, pasi me shumë gjasa pararendësit tanë të lashtë lëshonin vezë për të lindur.
Grupi i studiuesve të drejtuar nga Fischer sugjeronte se “diferencat në legenin e dy sekseve të njeriut janë shumë më të vjetra nga sa mendohej më parë.
Pasi krahasuan legenin njerëzor me atë të kafshëve më të afërta me njeriut si për shembull shimpanzetë, studiuesit zbuluan se zinxhiri i ndryshimeve mes dy sekseve është i njëjtë, edhe pse shimpanzetë lindin shumë më kollaj se njerëzit.
“Ne analizuam të dhënat 3D të pjesës së legenit për këto dy specie, dhe zbuluam se dallimet vijnë sipas një motivi të njëjtë, megjithë ndryshimet e tjera madhore mes tyre”, tha Fischer.
Sipas saj, ngjashmëritë mes specieve sugjerojnë se dallimet mes dy sekseve kanë qenë prezente që në pararendësin e tyre të përbashkët, por mënyra e lindjes mund të ketë qenë e ndryshme.
“Legeni femëror është më i gjerë se ai mashkulor pasi një nga pararendësit tanë në zinxhirin e evolucionit ka lëshuar vezë të mëdha”, tha shkencëtarja për agjencine britanike Daily Mail.
“Kërkimi ynë tregon se mënyra e evolucionit të legenit dimorfik (me dallime mes dy sekseve) nuk është zhvilluar te njeriu modern por është trashëguar nga pararendësit tanë, dhe mund të ketë ardhur nga gjitarët primitivë, ose amniotët [specie të tjera si zogjtë apo zvarranikët ], të cilët lëshonin vezë të mëdha, ose lindnin fetuse të mëdhenj.”
Mekanizmat evolucionarë që lejojnë zgjerimin e legenit ose vitheve mund të kenë mbetur në kodin gjenetik të njeriut, prandaj ai “nuk kishte pasur nevojë t’i evoluonte përsëri”, thuhej mes të tjerash në idetë e avancuara nga grupi i studiuesve, megjithe kritikat qe ata hasen nga audiencat.
Sot në botë, gjitarët e vetëm që lëshojnë vezë janë platipusët, dhe gjëmbaçët milingona-ngrënës të njohur ndryshe si ekidna.
Të tjera
-
Memli Krasniqi deklaron pasurinë: 65 mijë euro në Bitcoin, shtëpi 180 mijë euro e banesë 120 mijë euro (Dokument)
Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar të shtunën, deklarimet e pasurisë s...
-
Në 25 vjetorin e rënies, Haradinaj kujton heroin Selman Lajçi dhe të rënët e Brigadës 136 “Rugova”
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujt...
-
Në Podujevë arrestohet dhe më pas lirohet një person që dyshohet se po bashkëjetonte me një të mitur
Një person është arrestuar në Podujevë nën dyshimin për bashkëjetesë me një t...
-
Këto janë gjetjet e Themelores së Prishtinës në rastin e “53 milionëshit”, ku Pal Lekaj u dënua me 3 vite e 8 muaj burgim
Me rastin e përpilimit të aktgjykimit në rastin e njohur si “53-milionëshi”, ...
-
Kryeministri Albin Kurti në Berlin më 25 prill, gazetari gjerman zbulon agjendën
Gazetari gjerman, Michael Martens, ka thënë se kryeministri Albin Kurti do të...
-
Ndërron jẻtë në QKUK burri që u aksidẻntua para rreth një jave në Prizren
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë personi që ishte aksidentua...
-
Vuçiq në konferencën e përbashkët me O’Brien: Kosova do të shpërblehet me anëtarësim në KiE
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është ankuar në konferncën për media ...
-
O’Brien: Kam punuar si i ri në hetimin e krimeve të luftës në Srebrenicë, duhet të përballemi me të vërtetën
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien,...
-
Një grua nga Prishtina raporton se një burrë ia ngẚcmoi ṣeksualisht vajzën, dërgohet në mbajtje i dyshuari
Një nënë nga Prishtina ka raportuar në Polici se një burrë ia ka ngacmuar sek...
-
O’Brien pas takimit me Vuçiq: Do të bëjmë gjithçka në dorën tonë për përmbushjen e zotimit për Asociacionin
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien,...
-
Tahiri: Kurti e shkeli Kushtetutën, e pranoi Asociacionin pa u skuqur fare
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë...
-
Nis takimi O’Brien – Vuçiq, Presidenti serb thotë se ky është një takim i vështirë
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka nisur takimin me James O’Brien, Ndihmës...