Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi, John Bolton zbulon takimin me Tony Blair: Ja çfarë më tha
Autori: Gazeta inFokus 18:18 | 10 January 2023
Diplomati amerikan John Bolton i cili ka shërbyer si këshilltar për Siguri Kombëtare i Donald Trump sa ishte president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një intervistë për Foreign Press Association është pyetur nëse e ka propozuar idenë e shkëmbimit të territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Bolton ka thënë se nuk e ka sugjeruar një ide të tillë meqë sipas tij palët vetëm se ishin duke e diskutuar vetë një modalitet të tillë. Por shton se më pas u bë e pamundur politikisht që të realizohej për shkak të kundërshtimeve.
Ish-ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara ka zbuluar edhe një vizitë që i ishte bërë nga ish-kryeministri britanik Tony Blair. Bolton thotë se atë kohë Blair i kishte shkuar për ta takuar dhe i kishte thënë atë kohë se ka liderë që mbase mund ta bëjnë që një ide e tillë të funksionojë.
Por Bolton thotë se Blairit i ishte përgjigjur njëjtë siç kishte deklaruar ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, James Baker kur kishte folur për problemin Izrael-Arabi duke thënë se “ne s’mund ta duam paqen më shumë se vetë palët”.
“Shiko unë nuk e sugjerova vetë, ata po flisnin për atë, Dhe u dëshmua politikisht e pamundur, fillimisht në Kosovë dhe më pas edhe në Serbi. Por Tony Blair erdhi më takoi për këtë dhe më tha se aktualisht kemi liderë që mbase mund ta bëjnë që kjo të funksionojë.
Por reagimi im ishte i njëjtë sikur i James Baker kur ishte Sekretar i Shtetit e kur foli për mospajtimin mes Izraelit dhe Arabisë. Ai tha që ne nuk mund ta duam paqen më shumë se vetë palët. Ne nuk imponojmë asnjë zgjidhje, por nëse funksionon duhet ta përkrahim”, ka thënë Bolton për Foreign Press Association, trasnmeton Gazea Express.
Bolton tutje thotë se shumë njerëz s’e pëlqejnë idenë e shkëmbimit të territoreve meqë ekziston frika se mund të destabiliziojë edhe pjesë të tjera të Ballkanit.
Megjithatë thotë se s’duhet harruar që Kosova dhe Serbia kishin rëndë dakord paraprakisht që të flisnin për idenë.
Sipas Bolton, për sa kohë ideja nuk imponohet dhe ka pajtueshmëri të dy anshme shkëmbim territoresh atëherë një gjë e tillë mund të ndodhë në çdo moment.
“Shumë njerëz nuk e pëlqejnë idenë e shkëmbimit të territoreve se mund të destabilizojë pjesë të tjera të Ballkanit. Pika kryesore që duhet pasur parasysh është se shkëmbimi i territoreve që po flitej mes Serbisë dhe Kosovës u ra dakord paraprakisht.
Sa gjatë që nuk imponohet me forcë, shkëmbimi me pajtim të dyanshëm mund të ndodh gjatë gjithë kohës”, ka shtuar tutje John Bolton.
Ai tutje ka marrë edhe një shembull se si kishte funksionuar ideja e shkëmbimit në mes të Kanadasë dhe Danimarkës për një ishull. Kur e thotë këtë Bolton, ndërhyn drejtuesi i intervistës duke i rikujtuar Boltonit se problemi mes Kanadasë dhe Danimarkës ka qenë për një ishull të pabanuar e ndërkohë i kujton se veriu i Kosovës është i banuar me shumicë serbe.
Bolton në fund ka thënë se evropianët s’e kanë pëlqyer idenë e shkëmbimit dhe se vetë ai kishte thënë që “ne e mbështesim atë” dhe rithekson se mendon që ishte e drejtë.
Të tjera
-
SHKSHMK-ja apelon për kujdes në aktivitetet malore
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka apeluar qytetarët të kenë kuj...
-
Bill Clinton del nga spitali
Ish-presidenti Bill Clinton, doli nga një spital në Washington të martën ...
-
Kurti ua cakton prokurorëve oraret kur mund ta intervistojnë – Lokacioni: Kryeministria
Kryeministri Albin Kurti edhe njëherë ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që t...
-
Krishtlindjet katolike, uron Haradinaj: Neve vërtetë na bashkon shqiptaria
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Moscertifikimi i Listës Serbe, Kurti: Është diktat i Beogradit mbi serbët e Kosovës
Kryeministri Albin Kurti, gjatë një konferencë për media ka folur për mosceer...
-
Bedri Hamza: 25 milionë euro në vit për bursa janë më shumë se financim, janë shpresë e mundësi për të rinjtë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se 25 milionë euro...
-
Kurti paralajmëron: Priten sụlme nga Serbia para dhe pas Vitit të Ri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar se mund të ketë sulme të...
-
Kurti: Sụlmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiqi, Serbia ka përgjegjësi financimin dhe planifikimin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Milan Radoiçiq është ai që e ...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës jep detaje për gjendjen e rrugëve
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës – Departamen...
-
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sụlme në veri, Nemanja dhe Vlladimir Radivojeviq
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia është duke vazhduar të bëjë luftë...
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste, akte agresioni dhe cenimin e rendit kushtetues të Kosovës
Për moscertifikimin e Listës Serbe, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjos...
-
Refugjatët sirianë në Europë dhe kthimi i tyre në Siri
Gjatë dekadës së fundit, vendet evropiane kanë hapur dyert për më shumë se nj...