“Shkëmbimi do të kthehet”, “keni dështuar”, Selimi e Surroi përplasen për marrëveshjen e Ohrit
Autori: Gazeta inFokus 18:26 | 20 March 2023
Publicisti Veton Surroi dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Petrit Selimi janë përplasur në Twitter rreth marrëveshjes së fundit të arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër.
Shkas u bë një analizë e Selimit mbi këtë marrëveshje, e cila e ‘nxiti’ këshilltarin e Qeverisë për dialogun, i cili reagoi për ta nisur një debat jo të vogël. Ish-kryediplomati e cilësoi të keq aneksin e zbatimit dhe e përmendi shkëmbimin e territoreve, që sipas tij, do të kthehet në tavolinë nëse do të mbetet kjo kornizë, raporton Gazeta Express.
“Duke lexuar qartë atë që u nënshkrua në Ohër, mund të them se drafti përfundimtar është shumë më i keq se drafti i punës. Unë nuk shoh se kjo do të funksionojë”, shkroi Selimi, duke shtuar se “shkëmbimi i dakorduar reciprokisht i territoreve midis Kosovës & Serbisë do të kthehet nëse kjo kornizë mbetet”.
Këtu i reagoi Surroi, aktualisht këshilltar i ekipit negociator të Kosovës për dialogun me Serbinë. Ai tha se shkëmbimi i territoreve nuk është ide e mirë, duke e cilësuar si përpjekje të dështuar të Selimit dhe të tjerëve.
“Nuk është ide e mirë të përmendim edhe kthimin në përpjekjet që keni provuar dhe dështuar (marrëveshje të këqija, shkëmbim toke). Tani kemi aktorë të rinj, kornizë të re, megjithëse plan të dobët zbatimi. Përmirësimi dhe jo kthimi duhet të jetë forca shtytëse.
Selimi ia ktheu.
“Si qytetar privat, mendimi im personal – që ju thoni ‘as që duhet ta përmend’ – është se shkëmbimi i territoreve me marrëveshje reciproke është më i mirë afatgjatë, sesa ajo që po lexoj në këtë aneks të panënshkruar. Nuk është puna ime dhe as zotësia ime për ta ‘përmirësuar’ këtë aneks. Ne e kemi një qeveri”, shkroi ai.
Surroi iu kundërpërgjigj edhe njëherë, duke e bërë Selimin përgjegjës në rast të kthimit të atyre marrëveshjeve të cilat ai i konsideron si të këqija.
“Një qytetar privat i cili si zyrtar i një ish-qeveri përfshihet në marrëveshje të këqija, duke përfshirë shkëmbimet e tokës, mbart përgjegjësinë për t’u kthyer në ato marrëveshje të këqija. Nuk duhet t’ia lëmë vetëm qeverive përmirësimin; ne jemi të thirrur për të si qytetarë të një demokracie”, shkroi Surroi.
Selimi i tha se marrëveshjet ishin më të mira atëherë.
“Unë nuk jam zyrtar i zgjedhur dhe as përfaqësues i askujt përveç vetes time. Ju nuk mund ta mohoni të drejtën time të mendimit dhe as të supozoni se duhet të ‘përmirësoj; disi atë që nuk më pëlqen. Ju jeni këshilltar i kësaj qeverie. Ju e rregulloni atë”.
Të tjera
-
Kriza energjetike, shteti vazhdon “talljen”: S’ka mungesë por mbingarkesë, racionalizoni konsumin
Ministria e Ekonomisë ka lëshuar një njoftim ku ka thënë se vështirësia e fur...
-
Reagon Lista Srpska: KQZ të veprojë sipas vendimit të PZAP për të na certifikuar
Lista Srpska ka reaguar pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa kanë ...
-
Haradinaj për Krishtlindje viziton Pal Lekajn dhe ish-bashkëluftëtarin, Nik Hiseni
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se për Krishtlindje ka vizituar...
-
Ankesat e qytetarëve për ndërprerje të rrymës, Rizvanolli thotë se po ndodh për shkak të mbingarkesës së sistemit
Disa zona të Kosovës ditëve të fundit kanë mbetur për orë të tëra pa energji ...
-
Tre të lënduar nga aksidenti në magjistralen Pejë-Prishtinë, të përfshirë një autobus dhe një makinë
Zyra për media e Drejtorisë Rajonale e Policisë në Pejë kanë konfirmuar se në...
-
Reduktimet me rrymë, Syla: Dejona dhe Martin, meqë ka rrymë në veri, a po paguhet ajo?
Sekretari organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, ka r...
-
Pamje të rënda | Publikohen pamje të pasagjerëve pak minuta para rrëzimit të avionit në Kazakistan
Një video që ka qarkulluar në rrjetet sociale ka zbuluar momentet e fundit të...
-
Mbesin pa ujë dy fshatra të Vushtrrisë
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se fshatrat Bajskë d...
-
Lista Serbe fiton rastin në PZAP për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e mbajtur ditë më parë nuk ...
-
Bajrami i reagon Muratit që iu tha qytetarëve se mund t’i refuzojnë 100 eurot e ndara për pensionistë e fëmijë: Ke mbledh taksa, s’është buxheti yt
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit të Financave, Hek...
-
Parandalohet një rast i kontrabandës në kufirin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Njësitet e Task Forcës – Lindje, në bashkëpunim me Doganën dhe Policinë e...
-
U raportua se Simiqi u sụlmua në veri, Elshani: Sipas informatave u lëndua nga një gotë e thyer
Gjatë ditës në media u raportua se anëtari i Listës Serbe, Igor Simiq, ës...