Shkëmbi trajner i Tiranës, kjo është përgjigja e tij

Autori: Gazeta inFokus
19:50 | 20 April 2018
Tirana është rikthyer në Kategorinë Superiore dhe këtë sukses e arriti nën drejtimin e trajnerit Ze Maria. Mirëpo, skuadra kryeqytetase dhe braziliani i kanë ndarë rrugët, gjë që ka ngjallur spekulimet për emrat që do ta pasojnë Ze Marian. Në mesin e tyre është edhe Bledi Shkëmbi, aktualisht trajner i Lirisë së Prizrenit.
Mirëpo, vetë Shkëmbi ka thënë se nuk ka asgjë konkrete rreth kësaj mundësie. “Nuk ka asgjë të vërtetë, madje nuk e di as nga kanë dalë këto fjalë”, ka thënë Shkëmbi për Insporti.com. Ai ka shtuar se tash për tash mendon vetëm për Lirinë, ndërsa pas përfundimit të kampionatit do të vendosë për të ardhmen, duke mos mohuar as kthimin në Shqipëri.
“Unë i kam hyrë kësaj pune dhe nuk e di çfarë sjell e ardhmja. Do t’i shqyrtoj ofertat nga secila skuadër, e të mos flasim për Tiranën që është klub i madh”, ka theksuar Shkëmbi. Sidoqoftë, ai është i përqendruar te puna me skuadrën aktuale. “Nuk kam biseduar ende me zyrtarët e Lirisë dhe me asnjë skuadër tjetër, sepse është ende shumë herët.
Jam i përqendruar në punën te Liria, ndërsa për të ardhmen shohim pas përfundimit të kampionatit. Në fundjavë na pret një ndeshje shumë e vështirë me Feronikelin, që është një skuadër shumë cilësore. Megjithatë, ne kemi dëshmuar se mund të fitojmë edhe ndaj rivalëve më të fortë, prandaj do të hyjmë me synimin për t’i arkëtuar tri pikë të reja”, ka theksuar Shkëmbi.

Të tjera
-
LDK: E mirëpresim vendimin e PZAP-it, LVV po manipulon me procesin zgjedhor
Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se e mirëpret vendimin e Panelit Zgjedh...
-
Rama njofton rikthimin e takimeve në diasporë dhe ironizon numrat në fletën e votimit
Në më pak se dy muaj para zgjedhjeve të 11 majit, kryeministri Edi Rama ka nj...
-
Gjetja e 11 personave të zhduk`ur gjatë luf*tës, Kurti: Dëshmi e krimev’e çnjerëzore dhe gjenocidit të kryer nga Serbia
Kryeministri Albin Kurti, ka reaguar pas zbulimit të një varreze masive në Bi...
-
“Thaçi gjithë na ka mbledh bre neve nanave të dëshmorve, a Albini edhe qito qa i kena me mujt na merrë”- Emocionohet nëna Ajshe teksa flet për ish-presidentin Thaçi
Një pjesë e intervistës së plotë, e cila do të transmetohet të shtunën në ora...
-
Avokati i Popullit reagon ndaj Speciales për Thaçin: Veproi në kundërshtim me dinjitetin dhe të drejtat e njeriut
Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, nuk u lejua nga Haga për të marrë pjes...
-
Shefi i ZRRE-së takon përfaqësues të OAK, flasin për rëndësinë e liberalizimit të tregut të energjisë
Kryesuesi i Bordit të Zyrës Rregullatorit për Energji, Ymer Fejzullahu, dje k...
-
PZAP rrëzon ankesën e VV-së kundër rezultateve përfundimtare
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar si të pabazuar ...
-
Dogana parandalon futjen në treg të mbi 3 mijë mbathjeve sportive të falsifikuara
Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se ka parandaluar futjen e mbathjeve sporti...
-
Ambasadori dhe ish-Kongresisti amerikan, Tony P. Hall, i shpreh ngushëllime Presidentit Thaçi
Ambasadori dhe ish-Kongresisti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tony P. H...
-
Publikohen pamje nga aksioni në veri, ku konfiskuan armë dhe arrestuan 16 persona
Policia ka realizuar sot një aksion në 21 lokacione në Mitrovicë Jugu, Mitrov...
-
Vrạsje, dhụnime, kẹqtrajtime – ky është shqiptari që me forcat serbe kreu krime lufte në Osek të Gjakovës
Muharrem Ibraj është shqiptari nga fshati Osek Hilë i Gjakovës që kishte krye...
-
Selimi: Burimet thonë se Sorensen në Kosovë kryesisht dëgjoi, por së shpejti do të nis presioni
Ish-kryediplomati Petrit Selimi ka komentuar vizitën e emisarit të ri evropia...