Shkëlzen Gashi me një deklaratë skandaloze, krahason qeverisjet e pasluftës me ato të Milloshoviqit duke thënë se ka momente që kanë qenë më barbare se ato të viteve 90-a

Autori: Gazeta inFokus
23:40 | 18 July 2023
Shkëlzen Gashi, aktivist, ka lavdëruar kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikun.
Gjatë emisionit Pressing ishin të ftuar të përfaqësues të LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili dhe Berat Rukiqi.
E për shefin e tyre, Gashi tha se nuk i ka shërbyer qeverive të kaluara siç e quan ai “regjimit të vjetër”.
Madje thotë se LDK-ja ka bërë reformë dhe si e tillë do t’i shpërblehet, duke u rritur në zgjedhjet e ardhshme. Ai parashikon shifrën te 20%.
Gashi e lavdëroi Abdixhikun edhe për mos pjesëmarrjen në Qeverinë Hoti, si dhe kundërshtimin paraprak që të rrëzohet Qeveria Kurti në pandemi.
“Unë jam i bindur që LDK-ja ka me pas rritje dhe kanë me i ndrru rolet me PDK-në. LDK-ja ka me shku te 20%, ndërkaq PDK-ja ka me ra aty ku është PDK-ja. Mendoj që LDK-ja e ka marrë mesazhin e 14 shkurtit më mirë se PDK-ja”, tha fillimisht Gashi.
“LDK-ja ka reflektu dhe për mendimin tim e ka bërë një reformë. E ka sjellë në krye një person që nuk i ka shërby atij regjimi kriminal që e ka sundu Kosovën në mënyrë barbare dhe ka momente që edhe më barbare se regjimi kriminal okupues gjatë viteve të 90’ta. Ka qenë një qytetar aktiv dhe shumë kritik përmes shkrimeve. Ka qenë ministri më i mirë i Qeverisë Kurti 1. Ka kundërshtu kategorikisht rrëzimin e Qeverisë Kurti 1 në kohë të pandemisë. Nuk ka pranu me u bë pjesë e Qeverisë së Avdullah Hoti. I ka skaju ata që janë identifiku me LDK-në si patericë e PDK-së dhe është mundu me sjellë njerëz të mirë aq sa ka mujtë”, ka deklaruar ai.
Ai e përmbylli këtë qëndrim për Abdixhikun duke thënë se “nuk e kishte penguar zgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente”.

Të tjera
-
Dimal Basha: Iu ofruam zgjidhje, por nuk po duan
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka thënë se deputetët e opozit...
-
Qeveria e Kosovës ndan 580 mijë euro për shkollën e muzikës dhe muzeun e Preshevës
Qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë të mërkurën mbi gjysmë milioni euro për ...
-
Pamje: Këta janë policët e dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu
Albian Ratkoceri, zyrtar i stacionit policor në Lipjan, u dërgua të enjten në...
-
Zogaj: VV-ja parti fituese por humbëse e respektit për Republikën e Kosovës
Deputeti i LDK-së Alban Zogaj, ishte i ashpër në fjalimin e tij pas dështimit...
-
Dedaj: LVV po e vret shtetin dhe demokracinë, turpi është nder për ta
Ish-ambasadori i Kosovës, Gjergj Dedaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të ra...
-
PDK kërkon dorëheqjen e Sveçlës pas vdekjes së Agon Zejnullahut
Pas mbylljes së seancë së 44-të në foltoren Kuvendit, deputeti i PDK-së, Përp...
-
Krasniqi: Rasti i Agon Zejnullahut kërkon vëmendje të menjëhershme nga institucionet përkatëse
Deputeja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi konsideron se rasti i Agon Zejnullahut p...
-
Behrami – Haxhiut: E nderuara ushtruese e përjetshme e kandidates për kryetare, respektoni Kushtetutën
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, në seancën konstitu...
-
Haradinaj: Edhe presidentja e tha se duhet pëlqimi i Kuvendit për votim të fshehtë, Kurti e ka nda mendjen për keq e më keq
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryetarin e Vetëvendosjes se ...
-
Pyetjet për doktoraturën në Francë e shqetësojnë, AGK reagon, thotë se deputeti Kraki e ka kërcënuar gazetarin
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar kërcënimin që ia ka bërë depu...
-
Ndodh edhe kjo, Xhelal Sveçla qeshet kur e pyesin se a do të japë dorëheqje pas rastit të Agon Zejnullahut
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka buzëqeshur kur ës...
-
Dështon edhe seanca e 44-të – Dehari sërish ua ndalë fjalën, tensione mes deputetëve në Kuvend
Edhe seanca e 44-të për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kos...