Lajme

Shkëlzen Dakaj: Lufta brenda partive shkak për vonesat në dorëzimin e listave

Autori: Gazeta inFokus 20:58 | 11 December 2024

Partitë politike nuk e kanë respektuar afatin e caktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për t’i dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë. Ato kanë pasur kohë më shumë se tre muaj për dorëzimin e listave. Por, në mungesë të listave, KQZ-ja e ka shtyrë afatin deri në mesnatën e të mërkurës.

Shkëlzen Dakaj nga Gazeta Infokus ka thënë se vonesat kanë ndodhur për shkak të telasheve të brendshme të partive politike.

“Ky është problem i të gjitha partive politike për shkak të telasheve të brendshme që i kanë me numrat dhe njëkohësisht me njerëzit që përfshihen në këto lista. Edhe kësaj here kemi pasur thuajse në të gjitha partitë, nuk është që kanë pasur kërkesa ose numra të mëdhenj të njerëzve… domethënë janë bërë telashe sepse nuk kanë pasur vend t’i fusin kuadrot dhe numrin e madh të kandidatëve për deputetë, por brenda partive politike janë edhe grupet, klanet e caktuara, në këto zgjedhje i kemi thuajse në të gjitha partitë, përjashto VV-në që nuk e dimë ende a janë reale ato klanet e brendshme apo kjo lufta e gjeneratave. Mesa duket është kjo që shkakton vonesa”, ka thënë ai në “Konfront” në KTV.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera