Shkelzen Dakaj: Fillon loja me nerva

Autori: Gazeta inFokus
15:21 | 17 June 2017
Tashmë kur rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit po kristalizohen dhe konfiguracioni politik po merr formë, kanë filluar edhe projeksionet e para se kush me kë do t’a bëj qeverinë. Por, këtë fazë e bënë të paqartë dhe dramatike rezultati i dalë nga zgjedhjet, përkatësisht numrat e mandateve që partitë apo koalicionet kanë fituar.
Shkruan: Shkelzen DAKAJ
Po të kishim koalicionin fitues me të paktën 51 mandate, për të mos e bërë qeverinë të varur kryekëput nga Lista Serbe gjërat do të ishin shumë të qarta. PAN-i do ta bënte qeverinë shpejtë dhe do të tentonte që “për temat e rënda” të siguronte mbështetjen e opozitës së re, sidomos LDK-së si më e dëshmuar që bënë kompromise “për hirë të Kosovës”.
Apo të paktën sikur PAN-i të kishte bile 41 mandate, do të kishte mundësinë të paktën të fillonte negociatat duke thënë se numrat i kanë, por po duan zgjerim të koalicionit për hirë të mosbllokimit të vendim marrjes.
Por, realiteti është kokëfortë, PAN-i nuk i ka as 41 mandate dhe formimi i qeverisë vetëm me minoritetet është de facto dhe de jure i pamundshëm. Përveç nëse ndodhë ajo që në mënyrë implicite kandidati i PAN Ramush Haradinaj pretendonte dje, se do të ketë deputet solidar nga AKR dhe LDK që do t’a votojnë qeverinë e tij veç sa për ti bërë nder. Kjo praktikë nuk është njohur dhe një qeveri e tillë do të ishte skajnërisht e paqëndrueshme e lëre më e aftë të marrë vendime për ” do tema të randa”.
Zatën me shumë zell këto pretendime të Haradinajt, i mohuan me ashpërsi qysh mbrëmë vet udhëheqësit e AKR-së. Në anën tjetër nga LDK me vendosmëri po e mohojnë çdo formë të bashkëpunimit për ndërtimin e një qeverie ku bën pjesë edhe PDK.
Por pse pra Haradinaj dhe eksponentë të PDK-së po insistojnë se PAN do t’a krijoj qeverinë, kur nuk kanë gjetur ende bashkëlojtar? Përgjigjia duket e thjeshtë për ata që e njohin gjuhën e politikës. Loja me nervat ka filluar. Palët masin pulsin e kundërshtarëve, mundohen të tregohen stabil dhe të sigurt në deklarime, për të nxitur lëkundje apo pasiguri te kundërshtarët.
Prandaj deklarime të tipit “i kemi numrat”, “po na lusin, po na ofrohen deputetë të partive rivale”, ” jemi afër marrëveshjes”, “kemi mbështetjen ndërkombëtare”, ” fituesit i takon mandati” etj. etj., do n’a dërmojnë duke i përsëritur e stërpërsëritur. Bile kjo fraza që e kishte përseritur me mijëra herë Grabovci në 2014-ën, “i kemi numrat” do të ri aktualizohet dhe do të përsëritet vend e pa vend nga PAN-i, sidomas nga Haradinaj. E Enver Hasanin do e ngucë lemza shpesh, sepse PAN-i do thirret vazhdimisht në interpretimin e tij të 2014-ës, e partitë tjera po në deklarimet e tij të 2017-ës për të njëjtën çështje.
Në anën tjetër LDK-ja me mijëra herë do t’a përsërisë se “nuk bëjnë koalicion me PAN”, por që “padrejtësisht” pak kush do t’i besojë.
AKR-ja herë do të thotë se “jemi të palëkundur, të vendosur për të mos pranuar koalicion me PAN”, ” nuk e braktisim koalicionin me LDK” etj., pastaj edhe shkëndija si “pa AKR nuk bëhet qeveria”, ” pa u pranuar programi i AKR-së nuk hyjmë në qeveri” etj., sa për të dhënë shenja se edhe mund të pranojnë ndonjë ofertë, nëse është e majme.
Për VV çfarë të themi, do t’a mesojë si vjershë fjalinë që: ” ne jemi partia më e madhe dhe na takon mandatari”, “ne i kemi numrat” etj. etj.
Si do rrjedhin gjërat nuk dihet ende, por loja me nerva sapo ka filluar dhe do të jetë e rëndë për partitë politike sidomos, por edhe qytetarët nuk është se do të jenë të kursyer nga kjo.
Se kush do të lodhet më shpejt e kush do rezistojë më gjatë, mbetet të shihet në javët në vijim.
(Autori – Shkelzen Dakaj është kryeredaktor i portalit INFOKUSI)

Të tjera
-
Merr flạkë motori i avionit Denver
Një incident ka ndodhur gjatë një fluturimi në aeroportin Ndërkombëtar të Den...
-
Hapet sot Tuneli i Murrizit, vepra më e rëndësishme e Rrugës së Arbrit
Sot do të hapet për qarkullimin e automjeteve tuneli i Murrizit në Shqipëri, ...
-
Trumpi thotë se e do Kanadanë, por shton se nuk duhet të ekzistojë si shtet
Është e rrallë që kërcënimet e aneksimit të jepen me një buzëqeshje. Por n...
-
“Media të vrạsësve me pagesë”: Prokuroria e autorizon Policinë ta intervistojë Sami Kurteshin pas akuzave ndaj Nacionales
Deklarata skandaloze të anëtarit të VV-së në KQZ, Sami Kurteshi, për gazetën ...
-
Pamjet me dron tregojnë vạrrezat e pafundme të Ukrainës
Pamjet me dron mbi varrezat ushtarake në Ukrainë zbulojnë shkallën e humbjeve...
-
Sonte në Vjenë promovohet libri ‘Mạsạkrat në Kosovë 1998 – 1999’
Libri ‘Masakrat në Kosovë 1998 – 1999’ do të promovohet sonte në qendrën kult...
-
Vdẹs këmbësori që u aksidentua tetë ditë më parë në Milloshevë
Një këmbësor është goditur nga vetura më 6 mars të këtij viti në Milloshevë. ...
-
Arrestohet një person në Prizren, policia ia gjeti në shtëpi 70 qese me nạrkotịk
Në Prizren është arrestuar një i dyshuari pasi që në shtëpinë e tij janë gjet...
-
Von der Leyen: Jemi të hapur për negociata me SHBA-në për tarifat
Evropianët janë të hapur për negociata mbi tarifat doganore, tha sot presiden...
-
Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokạinë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën- ka pasur luhatje
Në seancën e së enjtes në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është dëgjuar dësh...
-
Mbi 2 mijë e 506 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar mbi 2 mijë e 506 tiketa trafi...
-
Shala: Hashim Thaçi, politikani më i suksesshëm i historisë së Ballkanit
Historiani Azdren Shala e ka quajtur madhështore vizitën dhe qëndrimin e ish-...