Lajme

Shkelqim Jakupi premton transferim të tregut për banorët e Kaçanikut

Autori: Gazeta inFokus 13:29 | 09 October 2021

Kandidati për kryetar të Kaçanikut, Shkelqim Jakupi gjatë vizitës në tregun javor ka takuar shumë qytetarë, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një njoftimi ka thënë se ka parë gjendjen e rëndë të kushteve të tregut.

Ndërsa ka shtuar se para tyre është zotuar për përkushtim dhe transferimin e tregut.

-Advertisement-

“Gjatë vizitës në ‘tregun’ javor takuam shumë qytetarë dhe shitës me të cilët pamë gjendjen jashtëzakonisht të rëndë të kushteve të tregut. Para tyre u zotova në përkushtimin tim dhe transferimin e tregut më afër qytetit në një hapësirë me kushte moderne”, ka shkruar Jakupi. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera