Sport

Shkëlqeu me Interin, portugezi pranë Juventusit

Autori: Gazeta inFokus 08:06 | 21 June 2018

E ardhmja e Joao Cancelos do të jetë sërish Seria A, por këtë herë jo më te Interi. Mbrojtësi i djathtë portugez është shumë pranë kalimit te Juventusi, ndërsa pritet vetëm zyrtarizimi.

Mediat italiane dhe spanjolle raportojnë se marrëveshja është arritur për shumën e 38 milionë eurove, ndërsa transferimi do të kryhet si huazim i thjeshtë, me detyrim blerjeje në sezonin e ardhshëm.

Protagonist i një sezoni fantastik me Interin, Cancelo nuk u ble dot nga zikaltrit, për shkak të Fair Play-t Financiar dhe u rikthye sërish te Valencia.

-Advertisement-

Mbrojtësi nuk u grumbullua nga Portugalia në kampionatin botëror dhe tashmë është me pushime, ndërsa shumë shpejt pritet të udhëtojë drejt Torinos, ku do të prezantohet me skuadrën e Juventusit.

Bardhezinjtë pritet që këto ditë të zyrtarizojnë edhe mesfushorin Emre Can, ndërsa po avancojnë tratativat për të sjellë në Itali edhe rusin Golovin, autor i paraqitjeve mjaft të mira në këto ditë të para të Botërorit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera