Lajme

UP shkel statutin duke lejuar afatin e prillit

Autori: Gazeta inFokus 21:54 | 29 April 2017

Neni 111 i Statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, përcakton tri afate të provimeve, në janar, qershor dhe afatin e shtatorit.

Por, është bërë praktikë që pothuajse çdo vit ky nen i Statutit të thyhet nga menaxhmenti i Universitetit “Hasan Prishtina”, duke u lejuar edhe një afat tjetër ai i muajit prill, raporton KTV.

Rektorati e arsyeton këtë vendim të Senatit, meqë kërkesat e studentëve për një afat shtesë janë të shumta.

-Advertisement-

Por, nuk e mohojnë se po bëjnë shkelje të statutit.

Që të mos ketë shkelje të tilla, Statuti duhet hartuar në atë mënyrë që t’u konvenojë edhe institucioneve akademike, por edhe vetë studentëve, thotë anëtarja e Komisionit për Arsim në Kuvendin e Kosovës, Teuta Haxhiu.

Ndërkaq, njohësi i çështjeve arsimore, Shkëlzen Gashi, thotë se shkaku i këtyre keqmenaxhimeve të njëpasnjëshme, UP-ja duhet të mbyllet menjëherë.

Anëtarë të Komisionit për Arsim kanë bërë të ditur se po i presin rekomandimet e rektorëve të Universiteteve për ndryshimet Statutare, por pa miratimin e Ligjit për Arsimin e Lartë, të cilin po e mban peng Lista Serbe, këto probleme nuk mund të zgjidhen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera