“Shkel Kushtetutën”, Meta i rrëzon bashkëqeverisjen Ramës
Autori: Gazeta inFokus 16:04 | 30 November 2021
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, kthen për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për Bashkëqeverisjen”.
Sipas Metës, ky ligj “shkel Kushtetutën dhe autonominë e pushtetit vendor, krijon institucione paralele dhe mbivendosje kompetencash ndërmjet tyre duke shkelur sigurinë juridike, centralizon më shumë pushtet te një institucion në varësi direkte nga Kryeministri, bie ndesh me Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese dhe bie ndesh me parimet e funksionimit të administratës shtetërore të sanksionuara në Kode dhe Ligje të tjera”.
Ligji u miratua në Parlament në fillim të këtij muaji, vetëm me votat e mazhorancës socialiste. Demokratët votuan kundër, duke e quajtur ngritjen e agjencisë për bashkëqeverisje si “një përpjekje për të zëvendësuar një shtet të krimbur”.
Agjencia e Bashkëqeverisjes është nën varësinë e kryeministrit, që emëron dhe drejtuesin e saj. Ligji i posaçëm për funksionimin e saj u miratua në mbledhjen e parë të qeverisë “Rama 3”. Mes kompetencave, gëzon të drejtën e masave disiplinore për funksionarët e institucioneve që shkelin vendimet e saj, deri në largim nga puna. Agjencia për Bashkëqeverisjen gjithashtu mund t’i propozojë ministrit përgjegjës ose Kryeministrit lirimin nga detyra të titullarit të organit administrativ./A2/
Të tjera
-
Parlamenti Evropian miraton planin prej 6 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor
Parlamenti Evropian e ka miratuar të mërkurën planin për rritje ekonomike në ...
-
11,06 % dalja e votuesve në Kumanovë deri në orën 11:00
Deri në orën 11:00 dalja e qytetarëve me të drejtë vote në Kumanovë ka qenë 1...
-
Abdixhiku kujton veprimtarin Ismet Rraci: Ai jeton brenda Lidhjes
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ...
-
Presidenti në gjyq, dita e 6-të/ Nga historitë rozë te goditja e kundërshtarëve dhe zgjedhjet e 2016, çfarë dëshmoi ish-bashkëpunëtori i Trump
NEW YORK – E marta filloi me një seancë dëgjimore mbi 10 shkeljet e supozuara...
-
Nesër në Bruksel vazhdon dialogu Kosovë-Serbi për vendimin e BQK-së për dinarin
Nesër në Bruksel në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të vaz...
-
Osmani përkujton Ismet Rracin: Drejtësia të mbetet domosdoshmëri
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përkujtoi Ismet Rracin në 23 vjetorin e v...
-
Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshm...
-
Von der Leyen: Rusia nuk është kërcënim vetëm për Ukrainën, por edhe për Evropën
Rusia është një kërcënim ekzistencial jo vetëm për Ukrainën, por edhe për Evr...
-
Gjykata e Beogradit dënon me 56 vjet burgim 7 serbë për krime lufte në Kosovë
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Jugosllave Toplica Miladinoviq u dënua para departa...
-
Shumica e vendeve të BE-së pro heqjes së masave ndaj Kosovës
Bashkimi Evropian i është afruar heqjes së masave kufizuese ndaj Kosovës, të ...
-
Anulohet kufizimi i punës së barnatoreve në kryeqytet
Kuvendi Komunal i Prishtinës ka marrë vendim për anulimin e një kufizimi për ...
-
Deliu Kodra: Raporti i DASH-it shpërfaq paaftësinë e Qeverisë Kurti
Partia Demokratike e Kosovës ka vlerësuar se raporti i fundit i Departamentit...