Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit, u denoncuan në Francë nga një 18-vjeçare shqiptare
Autori: Gazeta inFokus 16:30 | 05 January 2018
Rrëfimi i një 18-vjeçare nga Durrësi që është shfrytëzuar si prostitutë në Francë ka zbuluar një rrjet trafikantësh të cilët janë nën hetim në Francë, Shqipëri e Itali.
Vajza me inicialet A.K, gjimnaziste në një shkollë në qytetin bregdetar, vendosi t’u shpëtojë trafikantëve, duke u hedhur mbi një makinë policie në Bordo.
Prej tetë muajsh vajza ka marrë në Francë statusin e viktimave që mbrohen nga shteti.
Autoritetet franceze u kanë përcjellë Krimeve të Rënda rrëfimin e vajzës.
Hetimi i mëtejshëm i autoriteteve shqiptare, ka shpëtuar edhe dy vajza të tjera në Shqipëri, që ishin gati ta trafikoheshin në të njëjtën mënyrë, por kësaj here në Itali.
Në pranga në Shqipëri ranë 3 persona, në Francë 2 persona, i akuzuari si tutor Nuredin Dumani dhe një taksist.
Kurse hetimet në Shqipëri dhe Itali pritet të nxjerrë emra të tjerë të implikuarish.
Vajza nga Durrësi me inicialet A.K u ka rrëfyer me detaje autoriteteve franceze në Bordo, historinë e saj.
“Isha në shkollë kur një shoqja ime më foli për Nuredin Dumanin, më tregoi se ai donte të martohej shprehet vajza e trafikuar. Vajza tregon se ka vazhduar komunikimin me Nuredin Dumanin përmes rrjetit social Facebook. Ai më thoshte që jetonte në Belgjikë dhe se më të jeta ime do të ndryshonte”, ka treguar ajo.
Prokuroria shqiptare ka dyshime se në fakt gjatë kësaj kohe i akuzuari mbahej në një burg në Shqipëri për veprën e vjedhjes.
Pas propozimit për martesë trafikanti kishte takuar të atin e vajzës, i cili kishte refuzuar bashkimin e tyre.
“Duhet të zgjedhesh o familjen, o djalin”, ka dhënë ultimatumin i ati.
“Unë zgjodha familjen”, shprehet vajza e trafikuar. Pikërisht në këtë moment kanë filluar edhe kërcënimet për jetën. Rezulton se Nuredin Dumani ka fotografuar motrën 3 vjeçare të adoleshentes A.K dhe me këtë e ka kercenuar në Facebook.
“Do ta vras motrën, po nuk u martove me mua”, mësohet ta ketë kërcënuar ai. Pas një vargu kërcënimesh vajza ka udhëtuar drejt Francës me mendimin se po martohej, por brenda javës ka përfunduar prej tij në rrugë.
Në dosjen e dorëzuar Shqipërisë autoritetet franceze shprehen se në një rast vajza është arratisur prej trafikantit, por një tjetër femër pjesë e rrjetit e ka rikthyer në rrugë.
Të tjera
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...