Lajme

Shkatërrohet laboratori i narkotikëve në Zubin Potok, sekuestrohen 50 kilogramë dhe 100 fije marihuanë

Autori: Gazeta inFokus 15:15 | 20 July 2022

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Svecla, ka njoftuar se është shkatërruar një laborator i substancave narkotike në fshatin Kovaçi në Zubin Potok, shkruan Gazeta Infokus.

Ai ka thënë se lidhur me rastin janë arrestuar gjashtë persona, ndërkaq, janë sekuestruar 50kg marihuanë e gatshme dhe 100 fije duke u përpunuar.

“Nga njësitet relevante deri tash janë arrestuar 6 persona, (5 të etnisë serbe dhe 1 i etnisë gorane) si dhe janë sekuestruar 50kg marihuanë e gatshme dhe 100 fije duke u përpunuar.
Angazhimi ynë në luftimin e çdo lloj krimi do të vazhdojë me intensitet të shtuar në tërë territorin e Republikës së Kosovës pa asnjë dallim”, ka shkruar Sveçla në Facebook./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera