Lajme

Shkatërrohet banda e trafikut të drogës Shqipëri- Itali, 61 të arrestuar

Autori: Gazeta inFokus 08:37 | 06 June 2017

Policia e Ragusa në Itali në bashkëpunim me Guardia Di Finanza të Comos, gjatë mbrëmjes së të hënës, kanë shkatërruar një bandë të trafikut ndërkombëtar të marijuanës, e cila vinte nga Shqipëria.

Gjatë operacionit u arrestuan 61 persona, 37 prej tyre shqiptarë dhe 24 italianë.

Hetimet lidhur me këtë operacion kanë nisur qysh në vitin 2012, ndërsa u shtrinë në shumë qytetet të Italisë, ku vetëm në Catania u sekuestruan 1000 kilogramë marijuanë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera