Lajme

Shkatërrohen 755 bimë të drogës në Jabllanicë të Pejës

Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 21 August 2019

Policia e Kosovës ka gjetur dhe më pas ka shkatërruar 755 bimë të kanabis sativës në Jabllanicë të Pejës, shkruan gazeta inFokus

Sipas policisë, bimët ishin me gjatësi 1 metër deri në 2.5 metra.

Policia ka bërë të ditur se ato janë shkatërruar me anë të djegies në vendin e ngjarjes.

-Advertisement-

Personat e dyshuar lidhur me rastin ende janë të paidentifikuar ndërkohë policia po punon në gjetjen e tyre.\Gazeta inFokus\.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera